Kuzhinieri i njohur, Nusret është përballur me një ‘lum’ kritikash. Ai ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një faturë me një shifër marramendëse. E merrni dot me mend se sa ka paguar klienti i tij? Plot 161.423 euro ku vetëm një biftek kushton 1.182 euro.
Këto çmime marramendëse kanë bërë që njerëzit menjëherë të reagojnë.
Mësohet se në restorantin “Salt Bae’s Nusr-Et Steakhouse” në Abu Dhabi kanë qenë 14 persona që kanë ngrënë dhe fatura ka shkuar në 61.065 dirhem (161.423 euro). Sipas një llogarie, i bie që një person duhet të paguante 43.933 dirhem (11.527 euro).
Sic mund të shihet edhe nga fatura janë paguar plot 73 £ për katër qepë. Jo vetëm kaq por edhe 273 £ për pesë porcione karpacio viçi.
E gjeni dot se sa ka kushtuar bakllavaja me ar? Plot 1.335 £. Pasi Nusret ka publikuar faturën, shumë komentues kanë ‘shpërthyer’ ndaj tij. Çmimet marramendëse po bëjnë xhiron në rrjet, ku tashmë dihet që faturat në restorantin e tij shkojnë në mijëra euro.
Kujtojmë se më herët, edhe qeveria shqiptare ka darkuar në restorantin e famshëm të Nusret. Në pamjet që u bënë virale asokohe, shiheshin qartë qeveritarët Arben Ahmetaj, Arbjan Maznikun, Belinda Balluku, Endri Fuga dhe biznesmeni Samir Mane.
Ata po shijonin darkën e tyre për qejf duke e paguar me taksat e shqiptarëve, edhe pse kryeministri Rama menjëherë asokohe u ‘justifikua’ duke shkruar se darka ishte paguar nga investitori arab, pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”, Mohamed Alabbar.