Mbrëmjen e djeshme, 22-vjeçari Gëzim Sinomati, mbeti viktimë, pasi u qëllua për vdekje me snajper, teksa ishte në ballkonin e banesës së tij në Vlorë.
Është publikuar fotoja e viktimës, i cili ishte kthyer në Vlorë për festat e fundivitit dhe më pas do largohej drejt Belgjikës, ku jetonte, Gëzim Sinomati.Policia ka gjetur edhe një makinë të tipit BBW të djegur në brendësi të lagjes “24 Maji”. Mësohet se rreth 10-15 persona janë pyetur në polici për ngjarjen që ndodhi të dielën në mbrëmje.
Ata janë kryesisht familjarë të viktimës, por edhe persona që mund të kenë parë autorin.