Personi që po shikoni në foto është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla. Siç duket edhe në foto, Konesha postonte edhe takimet e Allës në profiling e tij në Facebook. Në mbishkrimin e bërë në foto përgëzonte Allën për punën e bërë në Bulqizë, me ikona duartrokitjesh. Konesha është vënë gjithashtu në pranga dhe ndodhet pas hekurave me Allën.
Arrestimi u krye pak ditë më pare pas një hetimi disamujor të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku si dhe biznesmeni Aqif Konesha.