Dalin detaje të reja nga ekzekutimi mafioz në qendër të Sukthit mbrëmjen e sotme.
48-vjeçari Arben Mërkuri u qëllua me breshëri armësh kur ndodhej në dyqanin e tij rreth orës 20.45 nga persona të paidentifikuar.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se autorët lëvizën me një automjet të llojit “Mercedes Benz”, tip GLE me ngjyrë gri.
Targat e mjetit rezultojnë të vjedhura. Viktima ishte një person me precedentë penalë dhe i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale.