Ky është çifti që u qëllua me armë mbrëmë në Kamëz, shënjestra ishte…

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Kamëz pasi një çift u plagos me armë në rrugën ‘Kosova’. Shtetasit Preng Paluca, rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, u qëlluan e më pas u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Preng Paluca i cili ka qenë dhe shënjestra e atentatit ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi Preng Paluca., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja Antoneta Paluca., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *