Moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj mbrëmjen e djeshme në “Festivalin e Këngës”. Ajo u shfaq e gjitha me rozë dhe dukej kaq bukur.
Por a e gjeni dot se sa ka kushtuar veshja e Arbanës?
Moderatorja u vesh e gjitha me Valentino dhe veshja e saj i ka kushtuar mijëra dollarë. Fustani kushtoi 4500 dollarë, getat kushtojnë 300 dollarë dhe këpucët 1200 dollarë.
Më herët, gjatë një interviste, Arbana tha se Festivali Kombëtar është më i madh se Eurosongu. Më tej, ajo theksoi se “Festivali i Këngës” është i vetmi festival që ka një orkestër të jashtëzakonshme dhe çdo tingull është live.
“Festivali Kombëtar është më i madh se Eurosongu, vlerat e këtij festivali janë shumë më lartë se një festival po ashtu shumë i mirë si ai Europian. Por ne duhet të ruajmë vlerat që lartëson ky festival dhe t’i kthejmë shkëlqimin që ka pasur ndër vite, pasi po se bëmë ne nuk mund ta ruaj askush tjetër. Është i vetmi festival që ka një orkestër të jashtëzakonshme dhe çdo tingull është live. Ndërkohë që në Eurosong muzika është playback”, tha më herët Arbana Osmani gjatë një interviste.