Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, ka njoftuar se ai dhe trajneri Didier Deschamps do të takohen javën e ardhshme.
Me Deschamps, nën kontratë deri në Kupën e Botës 2022, diskutimi do të jetë për paraqitjen zhgënjyese të Francës në “Euro2020”, e cila u eliminua në raundin e 1/16-ve, pas ekzekutimit të penalltive kundër Zvicrës.
“Ne nuk duhet të hedhim gjithçka që është bërë, përkundrazi. Ne kemi të rinj me shumë cilësi, një trajner që ka aftësi të mëdha. Ne duhet të bëjmë një analizë të kthjellët”,- ka deklaruar Le Graet për ‘Telefoot’ në TF1.
Numri një i futbollit francez siguroi që Deschamps ende ka besimin e tij: “Së pari, është një mik, është ai që nuk ka zhgënjyer kurrë që kur e kemi punësuar. Ai është besnik, është i organizuar. Ky është dështimi i tij i parë”.
/Priza.al/