Konkurrentja e ‘Big Brother VIP, Xhesisara në një bisedë me Beniadën u shpreh se si e krijon marrëdhënien me njerëzit dhe tregoi kë ka më afër brenda shtëpisë.
Ajo përmendi emrin e Beniadës ndërsa për Beatrix tha që thjesht ka një marrëdhënie të mirë, por asgjë më shumë.
Xheisara: Unë të besoj me ty e flas si me nënën time dhe ti ta përdorësh këtë. Ky është fundi fare. E kam shumë të shenjtë nëse të fus në shtëpi dhe unë hy në shtëpinë tënde, dmth nëse ke komunikim me mamin e babin tim dhe unë me të tutë. Edhe nëse më bën diçka, nuk kundërpërgjigjem. Nuk i kam bërë kurrë askujt keq, e kam lënë thjesht të iki. E kam më të vështirë sesa me Trixën që kam një marrëdhënie e kaq, kurse ty të konsideroj më të afërt. Kjo është ajo që tregon.
Beniada: Normale që i ngel qejfi ndokujt.
Xheisara: Nuk është se të ngel qejfi por zhgënjehesh. Unë fal shumë.
Beniada: Edhe kur i vendos vizën dikujt, prap e mendoj si është, a është mirë. Dhe po më ka bërë keq është një pjesë e zemrës time që thotë shpresoj të mos ketë bërë keq.
/Priza.al/