Zhurmat e qytetit nuk na lejojnë të qetësohemi dhe sipas ekpsertëve dhe mund të na shurdhojnë.
Ata janë shprehur se ndotja akustike dëmton seriozisht shëndetin e veshëve tanë.
Në veçanti studimet tregojnë se hobe të tilla si muzika dhe zhurma në vendin e punës lidhen drejtpërsëdrejti me humbjen e pjesshme të dëgjimit dhe se rreziku rritet me moshë.
Statistikat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se rreth 12% e të rriturve midis moshës 18 dhe 39 vjeç raportojnë humbje dëgjimi pasi flasin në mes të një zhurme. Rreth 6% përjetojnë zhurmë në veshë, e njohur edhe si tringëllimë. Këto norma rriten në grupmoshat më të vjetra dhe përveç kësaj, ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të këtyre njerëzve.
Problemi është se ekspozimi ndaj zhurmës, edhe pse nuk është i prekshëm, ka shumë efekte të ndryshme, të menjëhershme dhe afatgjata, në shëndetin e përgjithshëm. Dhe, në të vërtetë, jo vetëm tek të moshuarit, siç mund ta imagjinojnë disa. Dëmi është më i madh tek fëmijët dhe të rinjtë.
Disa zakone shumë të njohura tek fëmijët dhe të rinjtë, të tilla si përdorimi i zgjatur i kufjeve krijojnë shumë probleme, të cilat prekin familjen, marrëdhëniet, studimet, karrierën.
Zyrtarët e OBSH vlerësojnë se më shumë se një miliard të rinj në të gjithë botën janë në rrezik të humbjes së dëgjimit për shkak të pajisjeve portative audio.
/Priza.al/