“Ky është mandati i shërbimit të qytetarëve”, Ahmetaj pas dorëzimit të çelësave të banesave në Kavajë

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj së bashku me kryeministrin Edi Rama ishin pasditen e sotme në Kavajë ku kanë dorëzuar 153 shtëpi individuale për familjet e prekura nga tërmeti.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj u shpreh se procesi i rindërtimit është proces shpirtëror, as financiar por solidariteti i një mazhorancë për një popull të tërë pa asnjë dallim.

“Jemi në këtë ditë ku 153 familje që sot futen në shtëpitë e reja të bëra falas që trashëgohen brez pas brezi. Procesi i rindërtimit është proces shpirtëror, as financiar por solidariteti i një mazhorancë për një popull të tërë pa asnjë dallim. Ky bllok është obelist solidariteti që mban emrin e Edi Ramës. Po e përjetoj këtë pjesën e festave me një emocion të veçantë që jam munduar ta fsheh pasi kthimi i familjeve në shtëpitë e tyre është kënaqësia. Në një tjetër bllok janë edhe 130 apartamente të tjera që në fund të janarit do tu jepen familjeve. Më tej janë edhe 76 apartamente familjet e të cilëve do të futen në shtëpi të rindërtuara falas. Ky proces do të mbetet në mendjen e njerëzve ku politika reflektoi dhe bën atë që të presin.  Jane vite punë dhe askush nuk është lënë vetëm. E nisëm me 12 mijë familje në çadra dhe sot janë vetëm 100 që marrin bonus. Në 11 bashkitë janë 12 mijë fëmijë që do të futen në shtëpitë e tyre të reja dhe janë 35 mijë familje që kanë përfituar nga ky proces. Ky ka qenë një nga proceset më transparente dhe kanë marrë pjesë 400 kompani. Ky është mandati i shërbimit të qytetarëve. Jam i lumtur për këto ditë që i përjetojmë së bashku”- tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *