Personi që po shikoni në foto është Ndoc Mula, alpinisti 60-vjeçar që u aksidentua e ra sot në greminë, në malin e Munellës. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, pasi për më shumë se gjashtë orë qëndroi në errësirën e humnerës pas aksidentit.
Koha e keqe, stuhia e dëbora nuk i ndihmuan shumë autoritetet për të bërë të mundur gjetjen e Mulës më herët, gjë që do ta lehtësonte situatën e tij shëndetësore.
Mula njihet si një nga specialistët më të mire të turizmit malor në Shqipëri. Ai po ngjitej në malin e Munellës për të bërë një reportazh me gazetarin Alfred Lela e kolegë të tij.
Dëbora dhe stuhia bënë që ata të rrëshqisnin e ta gjenin veten në greminë. I plagosur ka mbetur dhe një tjetër alpinist, ndërsa Lela ka marrë një dëmtim në këmbë.
/Priza.al/