Del foto e Pjerin Brushtullit që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Velipojë.
Ai mori një plumb në bark dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës. Brushtulli ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dhe shkaqet e ngjarjes nuk janë zbardhur ende. 48-vjeçari kishe vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgi. Në vitin 2002, ai vrau bashkëfshatarin e tij, Kolec Nushi dhe u dënua me 15 vite burg.