Fotoja që shihni më poshtë është e policit nga Delvina, Eduart Beqiri, që i dha sot fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.
Nga burime jo zyrtare mësohet se shkak që polici 54-vjeçar, i ka dhëne fund jetës kanë qenë probleme familjare.
Polici prej vitesh ishte me shërbim në Komisariatin e Delvinës me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër.
Njoftimi i policisë:
Delvinë/Informacion paraprak
Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.