Shumë njerëz thonë që të të vijnë para duhet të kesh edhe portofolin e duhur.
Mund të duket si një gënjeshtër, mund të tingëllojë e tepruar, por disa njerëz besojnë më shumë se të tjerët. Ka disa që duan të kenë kuleta specifike përndryshe nuk i vendosin fare paratë e tyre.
Më poshtë janë disa këshilla për hapat që duhet të ndiqni për ta pasur gjithmonë portofolin plot.
Mos e lini kudo që ta gjeni..
Para së gjithash, paratë dhe pasuria tërhiqen nga njerëzit që i trajtojnë me respekt, mirënjohje dhe vlerësim, prandaj e mbajmë portofolin në një vend të veçantë. Sigurisht kur hyjmë në shtëpi nuk e lëmë askund, p.sh. në tavolinën e kuzhinës.
Të jetë komod dhe i madh..
Një portofol i mirë duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar gjithçka që na nevojitet. Dhe nëse është e mundur, t’i mbani paratë pa u zhubrosur. Ne gjithashtu sigurohemi që portofoli ynë të jetë mjaftueshëm i madh për të mbajtur më shumë para sesa zakonisht mbajmë. Kjo do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë parave për të mbushur hapësirën e lirë.
Çfarë ngjyre?
Ne gjithashtu zgjedhim një ngjyrë ideale për portofolin tonë, për të tërhequr pasuri! E zeza ose blu e errët korrespondon me elementin e ujit. Pra, uji është përgjegjës për pasurinë dhe prosperitetin tonë, ndërsa e zeza tradicionalisht konsiderohet si ngjyra më e mirë për një portofol.
Asnjë foto familjare, pa fatura…
Përtej ngjyrave, është e rëndësishme të sigurohemi që të mos mbajmë foto familjare në portofolin tonë. Fotot personale kunsomojnë energjinë dhe i heqin paratë.