Ky është qyteti më i mirë në botë për të jetuar… Por nëse shkoni aty ju fusin në burg

Gjërat më të mira dhe më të dëshirueshme në botë janë gjithmonë edhe më të vështirat për t’u arritur, madje ndonjëherë edhe më të pamundurat. Këtë nuk e bën askush tjetër se sa vet njeriu, që është qenia më e përsosur shkatërrimtare ose armiqësore për të ngjashmin e llojit të tij.

Njeriu gjithmonë dëshiron atë që nuk mund ta ketë. Por kur “Lonely Planet” i jep titullin “qyteti më i mirë për t’u vizituar” një qyteti që askush nuk mund ta vizitojë është një moment që tregon në mënyrën më të mirë epokën absurde që jetojmë në pandemi.

Asnjë rast i ri dhe pacient në spital, Zelanda e Re mposht Koronavirusin -  Kryesoret

Auckland, Zelanda e Re është në një bllokim të nivelit 3, që do të thotë se kushdo që përpiqet ta vizitojë rrezikon një gjobë të lartë apo edhe burgim. E megjithatë, sipas “Lonely Planet”, është qyteti më i mirë për t’u vizituar.

“Auckland është si një planet i vetmuar në izolim të nivelit 3. Ndoshta do të thotë se pjesa tjetër e botës është në një situatë vërtetë të keqe” shkroi një banor i qytetit në rrjetet sociale.

Zelanda e re 70 ditë pa asnjë rast të ri me Covid-19 - Buletini Ekonomik

Sigurisht që ka një shpjegim: Lonely Planet ka zgjedhur qytetet më të mira për t’u vizituar në vitin 2022, ndaj është e sigurt që diku në vitin e ardhshëm, Auckland (si shumica e destinacioneve në botë) do të jetë i hapur për vizitorët.

Sidoqoftë, për momentin, restorantet, dyqanet dhe kafenetë në Auckland janë të mbyllura dhe tubimet janë të ndaluara. Hyrja në qytet është e ndaluar edhe për vizitorët nga pjesë të tjera të Zelandës së Re.

Zelanda e Re rrit pagën minimale dhe taksat për të pasurit | Kohanews

Sa për turistët që do të donin të vizitonin vendin, me siguri do të duhet të presin edhe disa muaj. Për momentin, Zelanda e Re është e hapur vetëm për qytetarët, banorët e përhershëm dhe mbajtësit e vizave speciale për punëtorët që konsiderohen të nevojshëm.

Por edhe ata duhet të izolohen në ambiente të veçanta karantine, ku lista e pritjes i kalon 30 mijë persona.

Asnjë rast aktiv me koronavirus, Zelanda e Re heq të gjitha kufizimet -  Sinjali

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Auckland renditet ndër qytetet më të mira në botë. Në qershor, Wellington dhe Auckland kryesuan listën e qyteteve më të mira për të jetuar.

Vendi i vetëm në botë që ka mposhtur koronavirusin – Gazeta Tema

Sipas Lonely Planet, 10 qytetet më të mira për t’u vizituar në 2022:

Auckland, Zelanda e Re

Taipei, Tajvan

Freiberg, Gjermani

Atlanta, SHBA

Lagos, Nigeri

Nikosia, Qipro

Dublin, Irlandë

Merida, Meksikë

Firence, Itali

Gyeongju, Koreja e Jugut

10 vendet më të mira për t’u vizituar në 2022:

Ishujt Kuk

Norvegjia

Mauritius

Belize

Sllovenia

Anguilla

Oman

Nepal

Malavi

Egjipt

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *