Të gjitha vajzat do të dëshironin të kishin një lëkurë perfekte me një tonalitet çokollate, por shumë prej nesh janë shumë larg këtij realiteti. Mundohemi në shumë mënyra të nxihemi, por kjo gjë nuk është në dorën tonë.
Ekzistojnë shumë produkte dhe mënyra të cilat mund t’i japin lëkurës një ngjyrë çokollate, por ndoshta sekreti është më i thjeshtë. Pa asnjë efekt anësor shumë shpejt dhe lehtë ju do të keni ngjyrën e lëkurës që gjithmonë keni ëndërruar. Ajo çfarë ju nevojitet është thjesht çaji i zi.
Në një tenxhere me ujë që zien vendosni rreth 10 bustina çaji të zi. Lëreni për pak minuta deri sa uji të marrë një ngjyrë të errët. Mbushni një shishe me këtë ujë dhe ajo çfarë ju mbetet është thjesht të lyeni trupin. Dilni në diell dhe brenda disa ditësh ju do të dukeni sikur keni bërë gjithë verën plazh.