Ky është shqiptari i cili vrau në mënyrë “makabre” mësuesen në Angli

Sabina Nessa ka qenë mësuesja e cila u vra nga shqiptari Koçi Selamaj.

28 vjeçarja teksa ishte nisur për një darkë me mikeshën e saj, vendosi të kalonte një rrugë shkurt në parkun Cator Kidbrooke, Londër.

Sakaq, ajo nuk e dinte se Selamaj do t’i priste rrugën, pasi ky i fundit kishte udhëtuar më shumë se 128 kilometra nga shtëpia e tij, duke e goditur kështu të renë 34 herë në kokë me një trekëndësh rreziku që përdoret nga shoferët.

Si pasojë e sulmit, 28 vjeçarja ngeli pa ndjenja dhe u rrëzua në një stol të parkut.

Më pas, Selamaj ka marrë trupin dhe e ka dërguar në një vend të mbuluar me bar. Policia beson se ai ka mbytur Sabinën dhe i ka hequr asaj të brendshmet. Pastaj ka shkuar tek vendi ku e ka goditur dhe ka marrë çfarë kishte ngelur. Pas kësaj, ai zhduket sërish për t’u kthyer 10 minuta më vonë dhe mundohet të fshijë stolin. Policët kanë zbuluar rrugën që ka ndjekur në park Selamaj falë reflektimit që kishte trekëndëshi i rrezikut.

Trupi i pajetë i Sabinës, u gjet një ditë pas zhdukjes dhe ishte muluar me bar. Identifikimi i saj u bë i mundur vetëm falë pasaportës që kishte një xhaketë.

Sakaq, policia ka përdorur kamerat e sigurisë për të ndërtuar rrugën që ka përdorur autori. Ai është  identifikuar fillimisht nga kamerat të cilat kanë regjistruar targat, ku ky i fundit udhëtonte në një autostradë.

Policia dyshon se këtë mjet ai do ta përdorte si armë në krimin e tij.

Ndërkohë kujtojmë se Selamaj ka mbetur i vrarë një javë pas vrasjes së Sabinës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *