Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Kefalonia të Greqisë, ku për pasojë mbeti i vrarë studenti shqiptar 17 vjeçar.
Mediat greke kanë publikuar së fundmi edhe fotografinë e 17 vjeçarit me emrin Fabio, i cili mbeti i vrarë pasi makina e cila drejtohej nga shoku i tij humbi kontrollin dhe u përfshi nga flakët.
Drejtori i EPAL, Argostoli Makis Vasilatos ka folur për inkefalonia.gr për nxënësin e shkollës së tij, i cili në moshën 17-vjeçare u nda nga jeta. Ai e përshkruan si një të ri që kishte ëndrra dhe donte të mbaronte shkollën dhe të punonte.
“Ishte fëmijë i një familjeje punëtore që kishte ëndrra dhe donte të mbaronte shkollën dhe të punonte. Ai kishte ëndërr të shkonte jashtë vendit dhe të punonte. Ai kishte ëndrra si një fëmijë normal në këtë moshë. Jemi të gjithë të tronditur nga vdekja e tij e papritur.”
Sakaq, pas përfundimit të mësimit, katër shokët me origjinë greke dhe shqiptare, kanë hipur në makinën e njëri-tjetrit dhe janë nisur drejt aeroportit të ishullit, për një xhiro. Ndërkohë shoferi 18 vjeçar ka qenë i pajisur me leje drejtimi, sipas policisë rrugore.
Ndërkohë ende nuk bëhen të ditura arsyet se makina ka përfunduar në trotuar, ku mjeti u përmbys ku dhe u shkrumbua nga flakët. 3 të rinjtë ja kanë dalë dilnin ndërsa vetëm 17-vjeçari Fabio, nuk mundi dot.