Pozicionet e larta politike, zakonisht i zënë njerëz në moshën mbi 50-vjeçare ose si në rastin e SHBA, me Joe Biden, i cili u bë President në moshën 78-vjeçare dhe theu rekordin e vendosur nga paraardhësi i tij Trump dhe Ronald Reagan, të cilët e morën detyrën në moshën 77-vjeçare.
E ndërsa SHBA e vende të tjera të rëndësishëme ja kanë besuar fatin “të vjetërve”, një shtet evropian, po ndjek rrugën e kundërt, duke qenë vendi me përqindjen më të lartë të politikanëve të rinj. Është Norvegjia, e cila sipas të dhënave të publikuara nga Unioni Ndërparlamentar (IPU), qeveriset nga politikanë të rinj.
Në fakt, kryeministri i këtij shteti, Jonas Gahr Støre është 62 vjeç, por është historia e politikanes Maren Grothe ajo që bie në sy. Përfaqësuese e Senterpartiet (Partia e Qendrës) në Storting (Asambleja Kombëtare), u bë vitin e kaluar politikania më e re në historinë norvegjeze që u zgjodh si përfaqësuese e Parlamentit, në moshën 20-vjeçare. Grothe është një nga 23 përfaqësuesit nën moshën 30 vjeç në ‘Dhomën e Ulët të Norvegjisë’. Por Grothe është e vetmja gjë që tërheq vëmendjen nga Norvegjia. Në Asamblenë Kombëtare të vendit europian është evidente edhe mosha mesatare e deputetëve, e cila arrin në 46 vjeç.
Nga ana tjetër, në Evropë gjejmë edhe rastin e kryeministres së Finlandës, socialdemokrates Sanna Marin. E emëruar nga Parlamenti Finlandez si kryetare e qeverisë në dhjetor të vitit 2019, Marin u bë kryeministrja më e re në botë, duke pasuar Antti Rinne. Sebastian Kurz, ish-kancelar austriak midis viteve 2017 dhe 2021, u bë kryeministri më i ri në historinë e vendit, në moshën 31-vjeçare.