Është botërisht e ditur se japonezët jetojnë gjatë dhe të shëndetshëm. Askush nuk e di pse, por ekspertët besojnë se kjo është për shkak të dietës së tyre.
Një kuzhinë e preferuar dhe promovuar edhe nga Victoria Beckham dhe Madonna, sushi miso dhe perimet turshi, janë ndër arsyet kryesore që japonezët jetojnë aq gjatë.
Dietologia londineze, Cassandra Barns, ka renditur pesë ushqimet në dietën japoneze, që cilësohen si më të shëndetshmet dhe ndikuese në jetëgjatësinë e njeriut.
Perimet turshi
Perimet turshi e ndihmojnë sistemin e tretjes së ushqimit dhe na pasurojnë organizmin me vitamina, që janë me benefit për shëndetin në përgjithësi.
Peshku
Peshku është burim i përkryer i acideve yndyrore omega-3, që e mban zemrën shumë të shëndetshme, Po ashtu nga ky acid, përfiton edhe truri.
Pasta Miso dhe Umami
Miso dhe Umami, konsiderohen si ushqime që i ndihmojnë gratë gjatë menopauzës.
/Priza.al/