Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prindër të tre fëmijëve. Shpesh Sara publikon foto së bashku me fëmijët e saj, ku merr një vëmendje mjaft të madhe.
Mirëpo, së fundmi, producentja ka uruar përmes disa fotove djalin e saj, London. Ajo shkruan se i biri i saj është lutja e çdo mbrëmjeje si dhe thekson se dëshiron që jeta të tregohet bujare me të.
Postimi i Sarës:
Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Ti erdhe në jetën time kur unë isha 21 vjeç , duke bërë që unë të rritesha së bashku me ty. Je lutja ime e çdo mbrëmjeje, dhe uroj shumë që jeta të tregohet bujare me ty. Ji i sjellshëm, dashuro thellësisht dhe kurrë mos ndalo së pari të bukurën në çdo gjë. Përgjithmonë në krahun tënd, mami Sara.
Më herët, Sara ka publikuar disa foto të ëmbla të vogëlushes së saj, që e solli në jetë paky kohë më parë.
Madje, edhe Lori Hoxha i shkroi një letër motrës së saj, ku ndër të tjera theksonte:
“Kjo ka qenë ëndrra jote e vetme, gjithçka tjetër e ke bërë realitet vetë. Jam njeriu më i lumtur që më në fund po bëhet edhe kjo realitet. Ti ke mbrojtjen hyjnore kështu që shijoje procesin e të qenit nënë për herë të tretë. Po pres me durim që t’ju mirëpres të dyve në shtëpi dhe të të ftoj ty në një udhëtim vetëm unë dhe ti. Jam përgjithmonë me ty dhe lutem gjithnjë për ty”.