Ky është zakoni i mbrëmjes që mund të shkatërrojë dhëmbët tanë

Keni tendencë të flini me gojë hapur? Ky është një zakon që mund të jetë po aq i dëmshëm për smaltin e dhëmbëve sa edhe konsumi i një pije me sheqer pak para gjumit.

Shkencëtarët nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re zbuluan se kur goja lihet e hapur gjatë natës, pështyma thahet dhe mbrojtja antibakteriale e pështymës në gojë humbet.

Ndërsa zgavra e gojës humbet efektin mbrojtës të pështymës, pH i gojës bëhet gjithnjë e më acid, gjë që favorizon zhvillimin e prishjes së dhëmbëve.

Shkencëtarët vlerësojnë se dëmi që u bëhet dhëmbëve kur flemë me gojë hapur është i barabartë me dëmin që ndodh pas konsumimit të një pije me sheqer pak para gjumit (dhe nuk i kemi larë dhëmbët).

Në kushte normale pH e gojës është 7.7, pra neutrale, shpjegojnë studiuesit. Por kur flemë me gojë të hapur pH-i i gojës bëhet më acid, 6.6, ndërsa tek disa pjesëmarrës gjatë eksperimentit përkatës pH arriti në 3.6.

Sipas studiuesve, problemi është më i rëndë në dhëmbët e pasmë sepse aty goja thahet më shumë. Gjithashtu, problemi është më intensiv tek meshkujt pasi flenë më shpesh me gojë hapur në krahasim me femrat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *