Ky frut ndihmon në uljen e rrezikut të Alzheimerit

Ushqimet e pasura me flavonoidë kanë një ndikim shumë domethënës në shëndetin e njeriut. Ndër ushqimet dhe pijet më të pasura me flavonoidë mund të përmendim: frutat e pyllit, dardhat, mollët dhe çajin.

Një studim i publikuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se njerëzit që hanë ushqime të pasura me flavonoidë janë më pak të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit dhe forma të tjera të sklerozës.

Çfarë eshtë Sëmundja e Alzheimerit?

Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim progresiv dhe i pakthyeshëm i trurit që dalëngadalë shkatërron kujtesën, aftësinë e të menduarit dhe eventualisht atë të kryerjes së veprimeve më të thjeshta.

Problemi i parë që vërehet në këto raste është harresa. Pacientët harrojnë të kryejnë detyrat më të thjeshta jo vetëm në shtëpi por edhe në punë. Faktorët që nxisin këtë sëmundje janë të shumtë. Këtu përfshihen: trashëgimia genetike, mosha, faktorët mjedisorë, mbipesha, diabeti, rraca dhe gjinia.

2 Mollë në ditë kundër Alzheimerit

Ekspertët këshillojnë konsumin e një deri në dy mollëve në ditë jo vetëm për të përmirësuar kujtesën por edhe për të shmangur sa më shumë sëmundjen e Alzheimerit.

Mollët janë tepër të pasura me kuercetinë, një antioksidant shumë i fuqishëm, pjesë e grupit të flavonoidëve.

Ky antioksidant bllokon radikalet e lira të cilat shkaktojnë dëmtime të rënda në qelizat e trurit. Mollët përmirësojnë shëndetin e trurit dhe ulin ndjeshëm rrezikun e goditjes në tru.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *