Kylian Mbappe zgjodhi PSG-në verën e shkuar duke rinovuar kontratën me klubin francez, por e ardhmja e tij mbetet temë e hapur.
Sulmuesi i “gjelave” ka një kontratë me parizienët deri në vitin 2024, me opsion rinovimi për një tjetër vit, por sipas The Athletic: Mbappe mësohet se ka të drejtën për ndërprerje të njëanshme të kontratës përpara se të nisë viti i fundit i kontratës. Prioriteti i tij vazhdon të jetë Reali i Madridit, edhe pse do të duhet të presë një vit për këtë transferim, pasi “Los Blancos” nuk duan të paguajnë asnjë qindarkë paraprakisht, nëse do të duhet t’i ofrojnë pagën shumëmilionëshe që ai merr në Paris.
Florentino Perez, edhe pse është ndierë i fyer nga lojtari, mbetet në kontakt të përhershëm me Mbapenë dhe rrethin e tij të ngushtë, i bindur se shumë shpejt do të veshë fanelën e Realit.