Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë! 24-vjeçarja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me dashurinë e saj, Travis Scott, konfirmojnë burime të sigurta ekskluzivisht për prestigjiozen “Page Six”.
Dyshja janë prindër të 3-vjeçares Stormi, ndërsa Jenner ka qenë gjithmonë e hapur dhe ka shprehur dëshirën për të pasur një vëlla ose motër për vogëlushen e tyre. Mesa duket dëshira iu plotësua dhe familja e tyre po zgjerohet!
Por, e dini cila është më e lumtura nga të gjithë? E vogla Stormi!
Kur ka mësuar se Kylie është shtatzënë dhe do t’i sjellë në jetë një motër ose vëlla, ajo ka fluturuar nga gëzimi.
Stormi është shumë e lumtur dhe mezi po pret të bëhet motra e madhe. Madje, ajo kërkon të prekë barkun e Kylie-t për të ndjerë bebushin brenda tij.
“Stormi është e vetëdijshme që po vjen një tjetër fëmijë dhe është shumë e gëzuar. Ka nisur të bëjë shumë pyetje dhe dëshiron të prekë barkun e Kylie-t.”- ka treguar një burim.
Pas ulje ngritjeve në marrëdhënien e tyre, Kylie Jenner dhe Travis Scott në muajin qershor kanë zyrtarizuar ribashkimin.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Travis, pasi bëri një deklaratë super romantike për “gruan e tij” (ashtu siç ai e quan Kylie-n) para miliona ndjekësve.
Teksa ishte duke marrë një çmim në Parsons Benefit, Travis konfirmoi se vazhdon ende të jetë i dashuruar me Kylie Jenner. Në fund të fjalimit të tij ai përshëndeti publikisht partneren dhe vogëlushen e tyre, Stormi.
“Stormi, të dua dhe grua, të dua”, u shpreh Travis dhe kaq u desh që të pranonte hapur rikthimin me Kylie Jenner.
/Priza.al/