Kylie Jenner së fundmi ka zgjedhur që të flas për ndërhyrjet kirurgjike që ka bërë. Njëra prej tyre janë ‘filler’-at në buzët e saj, që më pas u bënë edhe trend, shkruan Daily Mail.
Në një intervistë që 23-vjeçarja ka realizuar, ajo është shprehur se një ndërhyrje të tillë e ka bërë pasi një djalë e kishte përqeshur.
‘Dashuria ime për makijazhin ka ardhur si rrjedhoje e pasigurisë me buzët e mia. Nuk mendova t’i bëja derisa pata puthjen time të parë. I njëjti djalë më tha, ti ke aftësi shumë të mira të puthjes, por i ke shumë të vogla’.
Kylie, e cila pati ndërhyrjen e parë në moshën 17-vjeçare ka vazhduar edhe në pjesë të tjera të fytyrës, duke u shndërruar në një personazh tejet të pëlqyer.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/