Kylie Jenner zgjodhi emrin Wolf (Ujk) për djalin e saj me Travis Scott sepse ndjeu “presion” në spital. “Ne me të vërtetë nuk kishim një emër”,- i tha ylli i “Kardashians” Kris Jenner në episodin e së enjtes.
“Menduam se do të na vinte kur e pamë dhe nuk ndodhi. Më pas na u desh të nënshkruanim certifikatën e lindjes sepse përndryshe ata e regjistrojnë pa emër kështu që ndjeva presionin për të zgjedhur një emër”– tha themeluesja e “Kylie Cosmetics”.
Kur Khloe Kardashian sugjeroi emrin Wolf, Kylie tha menjëherë “po.” “Më pëlqeu WW,” shpjegoi ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, duke iu referuar mbiemrit të Scott, Wesbter. “Ne e vendosëm Wolf Webster në atë moment dhe menjëherë pasi firmosa certifikatën e lindjes u thashë: “Çfarë bëra kështu?”- shpjegoi Kylie.
Edhe pse Kylie i tha Kris, se ajo dhe Scott kanë zgjedhur një emër për fëmijën tashmë 7-muajsh, reperi 31-vjeçar ‘ende ndryshon’ mendje ndonjëherë. Për shkak të pavendosmërisë së tyre, çifti nuk e kanë ndryshuar ende ligjërisht emrin e djalit të tyre. Kylie tha me humor se ata “thjesht po presin që ai të emërojë veten”.
Themeluesja e ‘Kylie Cosmetics’ dhe Scott e quajtën vajzën e tyre Stormi kur ajo erdhi në jetë dhe fansat kanë spekuluar se vëllai i saj i vogël mund të quhet Snowy. Thashethemet filluan pas episodit të 22 shtatorit, kur vajza 4-vjeçare e Khloe Kardashian, True, takoi vëllain e saj të vogël përmes ‘FaceTime’ dhe e quajti menjëherë Snowy.