Një pengmarrje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Dy shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë marrë në forcë në makinë një 34 vjeçar, në Laprakë.
Shtetasit E.K. 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, janë arrestuar në flagrancë nga policia, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Ende nuk dihen motive se përse dy shtetasit kanë marrë me forcë makinë e 34 vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç”, thotë policia.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe arsyen se përse e kanë marrë me forcë në makinë 34 vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.