Vetëm një ditë pasi mbaroi mandatin e tij si President i Republikës, Ilir Meta bën lëvizjen e radhës.
Mësohet se ditën e sotme në orën 10:30 Meta do të bëjë daljen e parë për mediat nga selia e LSI-së. Ai është rikthyer në partinë të cilën e themeloi vetë, pikërisht pas 5 vitesh.
Kujtojmë se shpesh herë në daljet e tij mediatike Meta ka pohuar se pas 24 korrikut, datë kur do të linte dhe detyrën e kreut të shtetit, do të kthehej në politikë shumë fort.
“Në ora 10:30, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të ketë një dalje për mediat në selinë e LSI!”, shkruan këshilltari i tij gjatë kohës që drejtonte Presidencën, Tedi Blushi.