30-vjeçari Romeo Hasalla mbeti viktimë e një sherri të nisur për një copë tokë, e cila ishte mbjellë me ullinj nga familjarët e tij. I riu, babai i dy fëmijëve të mitur, sapo ishte kthyer nga Greqia disa ditë më parë dhe sot në mëngjes kishte vendosur që të shkonte me të atin dhe 2 vëllezërit për të punuar tokën, herët në mëngjes.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, por megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Të dyshuarit kryesorë për vrasjen dhe plagosjen e trefishtë me çifte janë vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla, të cilët prej kohësh kishin konflikte me kushërinjtë e tyre të largët për një copë tokë. Policia është vënë në kërkim edhe të djalit të Kastriot Hasallës, Mario Hasalla, 20 vjeç, por nuk dihet roli që ka patur i riu në ngjarje.
Kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, që sipas nënës të të ndjerit ishte “tokë-shtet” dhe ata kishin vendosur që të mbillnin disa degë ulliri.
/Priza.al/