La foshnjën 8 ditëshe të mbytej në lumë/ Vendoset masa e sigurisë për 32-vjeçaren

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore në të cilën u shqyrtua rasti i rëndë i ndodhur pak ditë më parë, ku një 32-vjeçare hodhi në lumë foshnjën e saj. Trupi gjykues në Gjykatën e Shkodrës dha ndaj Orjana Gremit masën “arrest me burg” dhe vepra penale për të cilën akuzohet e reja është “vrasje në rrethana të tjera të cilësuara”.

Policia e kishte referuar akuzën “vrasje me dashje”, por prokuroria ka kërkuar vepër tjetër penale, atë të “vrasjes në rrethana të tjera të cilësuara”. E reja rrezikon nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Ajo nuk ka bërë asnje deklaratë në sallën e gjyqit këtë të hënë, por është shfaqur në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Avokati është thirrur nga gjykata pasi e reja nuk ka patur një avokat të saj për ta mbrojtur në këtë çështje të rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *