Atletico Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Betis, në La Liga. Madrilenët triumfuan 1-2 në Sevilla, duke lënë pas kështu barazimin me Vallecanon.
45 minutat e para nuk do dhuronin gol, edhe pse rastet s’munguan në të dyja kampet.
Sfida do ndizej akoma më shumë me fillimin e pjesës së dytë. Vendasit realizuan me Luiz Henriquen, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Los Colchoneros do festonin në minutën e 54-të. Do ishte Griezzman që do shënonte golin e parë për madrilenët, duke qetësuar në pankinë edhe trajnerin Simeone.
I njëjti autor do dyfishonte shifrat 20 minuta nga përfundimi. Ekipi i Pellegrinit do ngushtonte shifrat me Nabil Fekir. Një perlë nga goditja e dënimit, e cila nuk mund të ndalet nga portieri Oblak.
Atletico Madrid mbetet në 3 vendet e para të La Liga, ndërsa Betis është i pesti.