Madonna ia arrin të godasë gjithmonë me performancat e saj, por këtë herë i la të gjithë gojëhapur. Këngëtarja surprizoi publikun e MTV Video Music Award, duke e hapur ceremoninë e ndarjes së çmimeve me kërcim të përzier me striptizëm.
63-vjeçarja u prit me ovacione kur u paraqit në skenën e Barclays Center, në Nju-Jork, mbrëmjen e së dielës.
Ovacionet u shtuan kur Madonna hoqi xhaketën dhe qëndroi në skenë me një kostum të ngushtë të zi, që tregonte shumë.
/Priza.al/