Gazeta prestigjoze “La Repubblica” i ka kushtuar një artikull incidenteve të ndodhur në Shqipëri prej tifozëve. Në kronologjinë e pasqyruar nga media përtej detit citohet edhe një moment kur policia Shqiptare në një moment acarimi i nxjerr armën tifozëve.
“Roma-Feyenoord, natë incidentesh në Tiranë. Përplasje mes policisë dhe tifozëve, 15 të plagosur, në spital dhe 2 shtetas italianë.” Shkruan La Repubblica, përktheu Priza.al
Përplasje dhe dhunë një ditë përpara ndeshjes, Roma-Feyenoord. Plagë në fytyrë e kokë për dy shtetas italianë. Të qëlluar dhe 9 policë shqiptarë, (një në gjendje të rëndë) por përplasjet nuk kanë ndalur kanë ndodhur pranë Kryeministrisë.
Rreth 15 të plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një ditë përpara ndeshjes Romë-Feyenoord, Tirana është kthyer në arenë përleshjesh midis tifozëve hollandezë e Italianë. Forcat e Policisë janë detyruar të nxjerrin armët e shërbimit për të zmbrapsur tifozët e ekzaltuar të cilët mbërritën pranë Kryeministrisë. Radhë të gjata tifozësh janë lëshuar rrugëve të kryeqytetit duke vandalizuar e goditur me gurë objekte e makina të policisë. Janë ndaluar rreth 60 persona nga të cilët 48 janë shtetas italianë./Përktheu-Priza.al
Titulli i La Repubblica:Romë-Feyenoord, nata e aksidenteve në Tiranë: Përplasje ultrapolicie, 15 të plagosur, dy italianë gjithashtu në spital