Moderatorja e njohur Einxhel Shkira është rikthyer sërish në Instagram dhe me lajme të reja. Ajo ka treguar se ndodhet në Afrikë dhe se po punon për një projekt që nuk lidhet me jetën e saj publike pa dhënë shumë detaje.
Moderatorja u shpreh se asgjë nuk e mban në Shqipëri dhe se është një shpirt i lirë. Einxhel gjithashtu postoi disa foto duke treguar jetën në Afrikë dhe kulturën atje.
“Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi…kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqrtë sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Të paktën nuk ika në Dubai siç ishin të sigurt ca prej jush”, shkruan Einxhel.
/Priza.al/