Laboratori i heroinës në Has/ GJKKO rikthen për gjykim Astrit Avdylin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi më shumë se një vit më parë Astrit Avdylin me 12 vite burg por kreu i Bandës së Shijakut do të duhet t’i rikthehet gjykimit në shkallë të parë edhe një herë tjetër. Ky ishte vendimi i sotëm të Apelit të GJKKO e cila ndryshoi  vendimin e shkallës së parë për disa nga të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has.

Apeli i GJKKO vendosi që gjykimi për Astrit Avdylin të rinisë edhe një herë në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Apeli gjithashtu prishi vendimin për të akuzuarin Jasin Avdyli (Kala), të cili i shtoi dënimin nga 7 vite në 12 vite burg Apeli vendosi që Fatos Llaftiu nga liria të rikthehet për gjykim në shkallë të parë. Ndërkohë që Denis llaftiu nga i pafajshëm i ndryshohet vendimi në 10 vite burg. Të vetmet vendime që Apeli i GJKKO la në fuqi ishte dënimi me nga 15 vite burg të Xhemal shalës e Iskënder Sales.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *