Zbulimi i një laboratori droge në Fier solli arrestimin e 10 personave, ku një ndër emrat që është ndaluar, është edhe Julian Malaj.
Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Kjo pasi ai është arrestuar sepse mjekoi dhe ndihmoi të shumëkërkuarin Nuredin Dumani, i cili ishte plagosur pas përplasjes me armë në Elbasan, men Talo Çelës. Dumani shkoi t’i bënte atentat Talo Çelës, po mbeti vetë i plagosur.
Asokohe Malaj, tha para hetuesve se gjithçka e kishte bërë për shkak të betimit të Hipokratit.