Laboratori i kokainës në Fier, dy kolumbianë ekspertë të përpunimit të drogës

Detaje të reja janë zbuluar nga laboratori i drogës që u zbulua në Fier pas një operacioni të DEA-s amerikane, PSK dhe policisë malazeze.

Burime bëjnë me dije se dy kolumbianë kanë qenë ekspertët e përpunimit të drogës në laboratorin e Fierit.

Nga operacioni janë zbuluar një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokaine. Mësohet se sasia në fjalë ka ardhur nga Mali i Zi drejt Shqipërisë. Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej 3 muajsh.

Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *