Laboratori i kokainës në Fier/ Grupi kriminal qëlloi me armë mbi agjentët, zbardhen detaje

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin ku u zbuluan një laborator kokaine në Frakull të Fierit.

Nisja e operacionit të para katër muajve në Frakull të Fierit, ku u gjet një sasi prej 485 kg kokaine kolumbiane e tretur në pleh artificial, është nxituar nga disa të shtëna me armë zjarri.

Burime pranë SPAK konfirmuan se ndërhyrja u përshpejtua, pasi është qëlluar drejt grupeve të vëzhgimit në fshatin ku ishte planifikuar ndërtimi i laboratorit ku do të ekstraktohej kokaina.

Për shkak të rrezikimit të jetës së punonjësve të policisë, por edhe dekonspirimit të operacionit që çoi në pranga disa persona mes të cilëve ish-kryet të komunës, Viktor Çervanaku, vëllanë dhe djalin e tij.

Në të njëjtën ditë, ka mundur t’i shpëtojë prangave kimisti kolumbian Zamir Rodrigez. Ndonëse ka qenë nën vëzhgim gjatë vizitave të tij në laborator, ai është larguar përmes një automjeti.

Sipas burimeve, ai është ndjekur në distancë, por në zonën e Vorës ka devijuar nga rruga kryesore dhe i ka humbur gjurmët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Në këtë zonë, ai është futur nëpër rrugë rurale dhe të pyllëzuara duke shpëtuar nga duart e efektivëve dhe dyshohet që në mënyrë të paligjshme të ketë dalë jashtë territorit shqiptar.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka nisur letër-porosi në Mal të Zi, shtet ku edhe në koordinim me DEA-an amerikane nisi mbikëqyrja e lëvizjes së plehut kimik nga autoritetet shqiptare, ku fshihej mbi 485 kg kokainë, si dhe Kolumbisë, ku është edhe vendnisja e ngarkesës, por ende nuk është marrë një përgjigje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *