Laburistët fitojnë zgjedhjet në Australi, kryeministër zgjidhet Antony Albanese me origjinë arbëreshe

Anthony Albanese është zgjedhur kryeministri i parë i vendit në Australi. Ndërsa kanë përfunduar zggjedhjet parlamentare, Australia ka zgjedhur qeverinë e parë të saj laburiste prej gati një dekade.

Albanese një politikan jetëgjatë në Australi ka fituar zgjedhjet.

Ai tha se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.

Albanese gjithashtu ka fituar një reputacion si një mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, një avokat i komunitetit LGBT, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.

ORIGJINA ARBËRESHE
59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti. Ai shpesh e ka përmendur edukimin e tij si bazë për ecurinë e tij drejt politikës. Z. Albanese besonte se babai i tij kishte vdekur para se ai të lindte, por si adoleshent mësoi se nëna e tij në fakt kishte mbetur shtatzënë nga një burrë i martuar – i cili me shumë mundësi ishte ende gjallë – ndërsa udhëtonte në Evropë.

Tre dekada më vonë, ai gjeti Carlo Albanese, duke fluturuar për në Itali për ta takuar atë dhe gjysmëvëllezërit e tij. Thuhet se ai ka origjinë arbëreshe. Z. Albanese tha se nëna e tij, Maryanne Ellery, ishte e vendosur se ai kishte mundësi që ajo kurrë nuk i kishte. Me mbështetjen e saj, ai u bë i pari në familjen e tij që mbaroi shkollën dhe shkoi në universitet.

Ai ka thënë se krijimi i një bote më të mirë për djalin e tij, Nathan, është frymëzimi pas jetës së tij publike. Z. Albanese u nda nga gruaja e tij prej 19 vitesh në vitin 2019, ndërsa partnerja e re Jodie Haydon iu bashkua në gjurmët e fushatës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *