Laç/ Shpërthen në flakë automjeti, lëndohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i automjetit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Laç.

Mjeti dyshohet se ka shpërthyer në flakë nga rrjedhja e gazit. 42-vjeçari ka marrë plagë dhe është dërguar në repartin e djegieve në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën  e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *