Trajneri, Shpëtim Duro largohet nga Laçi. Bëhet me dije se klubi kurbinas dhe trajneri i njohur kanë vendosur të ndajnë rrugët.
Shkak është bërë eliminimi i papritur nga Conference League.
“Duke marr shkas nga ajo që ndodhi në ndeshjen e kthimit me Petrokub dhe veçanërisht nga ai shpërfytyrim në 30 minutat e fundit, kam vendosur të mos vazhdoj më bashkëpunimin me Laçin. Të jem i sinqertë, jam mërzitur shumë. Ky është një vendim i pakthyeshëm që e kam marrë që para dy ditësh me veten time. Respekt për të gjithë në klubin e Laçit, kemi kaluar dy sezone fantastike me rezultate të mëdha dhe historike. Zhgënjimi i vetëm është që nuk kaluam këtë tur të dytë me ekipin moldav” mësohet të ketë thënë “timonieri”.
Kujtojmë se 62-vjeçari u bë pjesë e Laçit me 7 prill, teksa numëron 15 ndeshje në krye të ekipit. Nën drejtimin e Duros, skuadra ka marrë 1.53 pikë për ndeshje./Panorama Sport