Laert Haxhiu, një nga të shumëkërkuarit e drejtësisë, do të dalë ditën e sotme përpara gjykatës në Janinë të Greqisë për masë sigurie.
Për Laert Haxhiun kërkohet ekstradimi në vendin tonë dhe pala shqiptare ka dërguar në shtetin fqinj të gjithë dokumentacionin për ekstradimin e 31-vjeçarit të dënuar në mungesë për “masakrën e Lushnjes”.
Dokumentacioni i autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Laert Haxhiut do të shqyrtohet sot nga gjykata greke.
Laert Haxhiu së bashku me dy shqiptarë të tjerë u arrestua mbrëmjen e së hënës (22 Maj 2023) në Janinë teksa tentuan t’i largoheshin policisë greke gjatë një ndjekje me makina. 31-vjeçari nga Lushnja është i dënuar me 18 vite burg në mungesë nga gjykata shqiptare.