Laert Haxhiu refuzon ekstradimin: Më rrezikohet jeta nga Aldo Bare

Laert Haxhiu, i riu nga Lushnja që u arrestua në Greqi, ka mohuar të jetë autor i masakrës së Lushnjës me dy të vrarë. Ai ka dalë para gjykatës ditën e djeshme ku është njohur me akuzat ndaj tij si dhe me urdhër-arrestin e lëshuar nga Shqipëria. Por i arrestuari i ka thënë Gjykatës së Janinës se në fakt ai nuk duhej të kthehej në Shqipëri pasi atij i rrezikohet jeta nga rivalët e tij që janë banda e Aldo Bares. Për pasojë, gjykata i ka caktuar burg me afat të fortit të Lushnjës, ndërkohë që këtë kohë afati ai do ta kalojë në burgun e Koridhalos, në Athinë. Në sallën e gjyqit mësohet se ka qenë edhe avokati i tij mbrojtës, ndërsa nga institucionet tona pretendohet se procesi i ekstradimit do të jetë i mundshëm, edhe pse ne në fakt nuk e kemi një të tillë.

Megjithatë ndaj të riut ekzistojnë dyshime të forta që ai është personi që organizoi atë sulm fatal me armë ndaj të birit të Ramadan Shkurtit, personit që u vra në marsin e ’97-s, duke krijuar aty një prej bandave më famëkeqe në vend bashkë me rivalitetin mes palëve.

Ky rivalitet vijon sot e kësaj dite, ndërkohë që numri i të vrarëve mes tyre është me dhjetëra, beteja vazhdon prej më shumë se 26 vjetëve.

Gjykata e Janinës ka liruar nga tre akuzat në shtetin grek Laert Haxhiun dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’ me 40 ditë afat në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Haxhiu i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi, doli dje para gjykatës në Janinë, gjykatë e cila e liroi nga akuzat e kryera në shtetin fqinjë, që ishin falsifikimi i pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

Tashmë pritet që të zhvillohet një seancë e dytë në gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Sipas të dhënave, një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatë, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës sonë për ta ekstraduar atë në Shqipëri./Panorama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *