Lagështia merr në “qafë” shoferët/ 5 aksidente, 8 të plagosur në 4 orë

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur këtë të shtunën të 5 nëntorit  duke mos gjetur qetësi, sakaq siç mësohet shkak për aksidentet e ndodhura  më së shumti ka qenë moti i keq dhe i lagësh në vendin tonë.

Vetëm në orët e para të mëngjesit janë shënuar 5 aksidente me 8 të plagosur.

Në  orën 6:10 të mëngjesit  në vendin e quajtur “Luzat” në aksin Tepelenë-Gjirokastër dy makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Si pasojë mbetën të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë.

Rreth orës 10:06 në segmentin Kukës-Morinë, në “Rrugën e Kombit” një betoniere e cila drejtohej nga një shtetas kosovar u përmbys. Si pasojë shoferi mbeti i lënduar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Sakaq në Fier, te vendi i quajtur “Qafa e Lalarit” dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

“Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia.

Gjithashtu në Kukës janë shënuar edhe dy aksidente me dy të lënduar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *