Lagjia e re ‘5 Maji’, Rama dhe Veliaj inspektojnë kantierin/ 3500 apartamente për 11 mijë banorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar kantierin e rindërtimit tek “5 Maji’’ në kryeqytet.

Rama ka konfirmuar se në fund të vitit futen njerëz në apartamentet që përfundojnë deri në dhjetor.

“Në kantierin ku do të marrë jetë një nga qendrat urbane, ekonomike, sociale më moderne në Shqipëri, me rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, përfshirë parkimin, hapësira shërbimesh për çdo objekt banimi, 5 godina publike, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, kisha, xhami, qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”, shpjegon Kryeministri.

Veliaj nga ana tjetër shpjegoi se ka filluar tashmë puna me infrastruktorën, do të kalojnë shpronësimet dhe javën tjetër hapet aksi rrugor.

“Tani kemi filluar me infrastrukturën. Kalojnë shpronësimet, javën tjetër hapet aksi rrugor. Do jetë i gjithë një rrethrrotullim i madh që lidh këtë rrugë me pingulen tjetër që do jetë deri te Bregu i Lumit, pastaj bashkohet me unazën e pestë me urë eventualisht. Në këtë lagje kemi dy institucione fetare, një kishë dhe një xhami, meqë komuniteti është goxha i madh”,- tha Veliaj,

Ndërkohë Ahmetaj sqaroi se në njësinë e re të banimin do të strehohen 640 familje që humbën banesat e tyre në tërmetin e 26 nëntorit të 2019, teksa 370 prej tyre po ngrihen banesa kolekive.

“Tek blloku tjetër janë ndërtesat publike, që nga godina e integruar e institucioneve të të ardhurave, kemi dy shkolla, një kontribut i qeverisë greke, kemi dhe ndërtesën e IT që është kontribut i qeverisë italiane,” u shpreh Ahmetaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *