I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pas vizitës në Kosovë ka vazhduar për në Beograd.
Lajçak aty është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Makro Gjuriq me të cilët ka diskutuar për procesin e dialogut.
“Në Beograd pata një diskutim të hapur me presidentin Aleksandar Vuçiç mbi gjendjen aktuale të lojës në Dialog. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në një postim në “X”.