I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak është shprehur se për t’i dhënë fund krizës, duhet urgjent një zgjidhje politike. Ai shtoi se dhuna e përdorur nga serbët në veri të Kosovës kundër trupave të KFOR është e papranueshme.
“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë në GLOBSEC. Gjatë takimeve dhe bisedave të mia të shumta kam diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për tensionet dhe përshkallëzimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike. Dhuna nuk është e pranueshme”, ka shkruar Lajçak.