Lajçak është takuar me Kurtin dhe Osmanin, sonte takohet me serbët nga Mitrovica

Për sonte është caktuar takimi i Miroslav Lajçakut dhe Gabriel Escobarit me përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.

 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, vizitën e sotme në Prishtinë e nisi me një takim me Presidenten  Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti.

 

Në të gjitha takimet e Lajçakut merr pjesë edhe i dërguari i presidentit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili dje mbërriti në Prishtinë, kur u takua me Osmanin dhe liderët e partive opozitare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *