Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka vizituar Këshillin e Evropës.
Ai ka folur për disa sfida në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një rikthim i mirë në Strasburg pas gati dy vitesh. Vlerësova mundësinë për të informuar shtetet Anëtare të BE mbi gjendjen e aktuale dhe sfidat përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE. Uniteti i BE është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak.